“Truri yt nuk e ka një të dytë”, Henri i thur elozhe Ksavit: Vetëm Guardiola krahasohet me ty, nuk më intereson ç’thonë njerëzit

Tieri Henri nuk i ka kursyer elozhet për ish-shokun e tij të skuadrës, Ksavi Hernandezin. Ish-sulmuesi francez ka thënë në studion e emisionit “Golazo” në “CBS Sports” se truri i Ksavit nuk e ka një të dytë. Madje guxoi të shprehes se vetëm Guardiola mund të krahasohet me të për mënyrën se si e sheh lojën.

“Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Më ka bërë përshtypje puna jote te Barça. Ti fitove ligën dhe më mësove shumë në futboll. Truri yt, për mua, nuk e ka një të dytë. Në mënyrën se si e shikon lojën vetëm Pepi (Guardiola) krahasohet me ty”, ka thënë Tieri Henri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online