Tronditje e madhe në Angli! Arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes, shoku i skuadrës së Anis Mehmetit bie menjëherë pa ndjenja në fushë

Tifozët në ndeshjen e mbrëmshme mes skuadrave angleze Plymouth dhe ycombe kanë mbetur të tronditur pas asaj që ndodhi pas fishkëllimës së fundit të arbitrit. Kur gjyqtari sinjalizoi fundin e ndeshjes, lojtari i Wycombe dhe shoku i skuadrës ku luan edhe Anis Mehmeti, Tjay De Barr, u rrëzua në fushë.

Futbollisti i ri u rrëzua menjëherë, ndërsa të gjithë u tronditën. Shokët e skuadrës vrapuan menjëherë, të vetëdijshëm se po ndodhnin skena tronditëse. Ata kanë arritur t’i japin ndihmën e parë dhe më pas kanë hyrë me urgjencë mjekët. De Barr arriti të stabilizohej, por shtimet e rasteve ku lojtarët bien pa ndjenja në tokë janë shtuar ndjeshëm në muajt e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *