Tronditja e madhe në Kupën e Shqipërisë/ Korabi i Dalipit eliminon me 10 lojtarë Tiranën, Dinamo nxjerr Bylisin

Surpriza të mëdha vijnë në Kupën e Shqipërisë në grupin A. Vetëm Teuta ishte skuadra që bëri “detyrat e shtëpisë” duke mundur thellë në shifrat 5-0 Kastriotin. Në krahun tjetër befasia vjen nga ekipi kampion i Tiranës që largohet nga Kupa e Shqipërisë. Bardheblutë janë eliminuar nga Korabi, me një “aromë derbi” pasi ekipi jo favorit në këtë përballje drejtohet nga Klevis Dalipi, një emër i njohur për tifozët e Partizanit.

Kjo ndeshje përfundoi në shtesë pasi 90 minutat janë mbyllur në barazimin pa gola. Për më tepër Korabi po luante me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Dukës në minutën e  68. E kur pritej që kjo përballje të vendosej në ruletën ruse, Skuka shënon në minutën e 119 për t’i dhënë kualifikimin Korabit. Një humbje dhe eliminim ky që do të trondis jo pak ambientin e kampiones së Superiores.

Gjithashtu jo pak surprizë ka shkaktuar edhe Bylisi. Djemtë e drejtuar nga Dovedan janë nxjerrë nga gara pas fitores së Dinamos në 30 minutat shtesë. Teksa koha e rregullt u përfundua në shifrat 1-1 Da Silva shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe në minutën e 114 vendosi historinë e kualifikimit. /Sport Ekspres/

Kupa e Shqipërisë, Grupi A

Tirana-Korabi 0-1 Skuka 119′

Teuta-Kastrioti 5-0 Arapi 13’, Bregu 29’, Xhunior 72′, Vila 84′, Gruda 86′

Bylis-Dinamo 1-2 Beji 8’/ Xhixhiua 71′, Da Silva p 114′

Kupa e Shqipërisë, Grupi B

Kukësi-Besa 2-1 Limaj 67′, Ibrahimi 73’/ Koleci 8’

Skënderbeu-Pogradeci 3-0 Berisha 13’, Mensah 57′, 66′

Partizani-Apolonia 1-0 Brown 19’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *