Lajm i tmerrshëm nga Italia: kapiteni i Fiorentinës Davide Astori ka ndërruar jetë sot, pak orë para ndeshjes Udineze-Fiorentina.
31-vjeçari është gjetur pa jetë në dhomën e vet në hotelin ku Fiorentina qëndronte para sfidës së sotme, që është shtyrë.
Një tragjedi e rëndë, që më sa duket ka ardhur për arrest kardiak, por natyrisht është një çështje që ka nevojë për hetim të thellë.
Mbrojtësi ishte anëtar i kombëtares italiane dhe një pikë kyçe e Fiorentinës, me një eksperiencë të jashtëzakonshme në Serinë A, duke luajtur edhe me Romën dhe shumë vite për Kaliarin.
Edhe Xhenoa-Kaliari është shtyrë, duke pasur parasysh lidhjen e fortë të Kaliarit me Astorin.