Lajm i keq për Bajernin e Mynihut: Kingsli Koman mund të mungojë gjatë, për shkak të dëmtimit të pësuar në gju gjatë ndeshjes kundër Hertës, të shtunën.
Francezja L’Equipe raporton se dëmtimi është më serioz nga sa u mendua fillimisht dhe mesfushori 21-vjeçar është operuar me urgjencë sot. Bajerni nuk ka lëshuar asnjë njoftim, por flitet për një mungesë prej të paktën dy muajsh, që do të thotë se francezi e ka mbyllur sezonin, sepse kthimi i tij mund të vijë në fund të prillit dhe zor se Hajnkes do ta rrezikojë për 2-3 ndeshjet e fundit të sezonit.
Këtë sezon Koman ka luajtur 21 ndeshje në kampionat, 6 në Champions League dhe 4 ndeshje në kupë, duke shënuar7 gola në total.