Tronditëse/ Elis Bakaj do t’i nënshtrohet operacionit, rrezikon 1 vit jashtë fushe…kur pritej Kombëtarja

Nga Klaudio Ndreca

Pikërisht në momentin më të mirë dhe ku Elis Bakaj pritej të kulmonte në karrierën e tij, për të rigjetur edhe Kombëtaren e Shqipërisë, vjen lajmi më i keq nga Bjellorusia. Futbollisti shqiptar që u transferua te Brest në ekipin që u shpall kampion në sezonin e shkuar, ka pasur një fat të keq.

Në ndeshjen e tretë të kampionatit kur Bresti u ndesh ndaj Slavias, në minutën e 56 të takimit Bakaj do të largohej i dëmtuar nga fusha nëpërmjet barrelave. Sipas asaj që raporton “Sport.UA”, futbollisti do t’i nënshtrohet operacionit për shkak të këputje të ligamentit anësor të gjurit. Trajtimi dhe shërimi nga dëmtime të tilla zakonisht zgjat nga 6 deri në 12 muaj.

Një shprehje popullore thotë se “dielli të ngrohë që në mëngjes”, por rasti i Bakajt e hedh poshtë. Kjo pasi e nisi në ndeshjen e parë me një Superkupë të fituar, atë kundër ish-skuadrës së Shkahtor Soligorsk. Ndërkohë që tani do të hidhen poshtë të gjitha planet e bëra, ndërsa edhe mosha nuk flet më në favorin e tij. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online