TRON.DITËSE/ UEFA e ka përgatitur vendimin, Kombëtarja Shqiptare do të dënohet për 10 vite dhe ekipet shqiptare pa Europë

Besojeni ose jo, por kemi mbërritur në këtë pikë! Pas shumë arritjeve në futboll dhe sukseseve që po nisnim t’i gëzonim, politika, që tregohet edhe njëherë tjetër “xheloze” për dhënien e leksionit nga futbolli, ka treguar fuqinë dhe “dhëmbët” për mënyrën sesi mund të shkatërrohet çdo gjë, që ata të jenë të parët dhe asgjë pas tyre të mos ketë më rëndësi e vëmendje.

Zgjedhjet e fundit të FSHF me Asamblenë Zgjedhore që u mbajtën në dy ditë nuk janë regjistruar ende, megjithëse Duka arriti të fitonte pastër dhe si kurrë më parë me 100% të mbështetjes nga Superiorja. Nga ana tjetër kreu i FSHF, Armand Duka, vazhdon të jetë i pezulluar së bashku me Ilir Shulkun edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha vetëm një ditë më parë.

Kjo është mënyra sesi shteti flet nëpërmjet Gjykatave, por UEFA, është gati për thënë fjalën e fundit pasi as vizita e mesazhet e Ceferin nuk sollën dorëzimin e plotë. Madje as zyrtarët e deleguar të UEFA-s për të parë zgjedhjet nga afër në marrëveshjen e Ceferin me Ramës nuk sollën qetësinë. Sipas asaj që raporton “RTSH Sport”, UEFA ka bërë gati dënimin e madh për Shqipërinë, nuk ka rrugë tjetër për të bllokuar ndërhyrjen.

Finalja e Conference League do të kalojë nga Tirana në Athinë, por kjo është kaq e parëndësishme në lidhje me god.itjen e fuqishme që po vjen. Së bashku me humbjen e finales, Kombëtarja Shqiptare do të humbas të drejtën për 10 vite që të luajë një ndeshje zyrtare.

Pra nuk do të kemi asnjë përballje për kualifikuese Europiani dhe Botërori. Gjithashtu, edhe ekipet shqiptare nuk do të kenë më mundësinë për të konkurruar në Europë për 10 vitet e ardhshme. Praktikisht, një vendim i tillë do të na kthente në një futboll amator dhe mijëra hapa pas, si njolla më e zezë në historinë e futbollit të Shqipërisë.

Ndërkohë në bazë të informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, ky vendim i UEFA-s do të mbërrijë në fillim të kësaj jave të re. A janë të gatshëm njerëzit e politikës që të hedhin në e.rë futbollin për interesat e tyre? Ka ende një rrugëdalje, fatmirësisht ka ende kohë, por politika duhet të tërhiqet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *