Pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në ndeshjen hapëse të Botërorit 2018, mesfushori meksikan Karlos Vela ka marrë një lajm të hidhur, sepse pak orë pas fitores së Meksikës ka marrë lajmin se është ndarë nga jeta gjyshi i vet.
Në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi në këtë moment, Vela ka postuar në Instagram një mesazh për gjyshin e vet.
“Fitorja e fundit që pate mundësi të shihje. Shpresoj që të jesh larguar duke qenë krenar për mua”.