Pas Maganit, Feronikeli merr edhe Gavazajn

Feronikeli sqaroi dje rrëmujën me Artur Maganin, duke firmosur zyrtarisht me sulmuesin, i cili para pak ditësh ishte prezantuar, por më pas kishte dalë në stërvitje me Partizanin.

Tashmë ish-sulmuesi i Lirisë është 100% i Feronikelit, por klubi nga Drenasi nuk ndalet këtu, sepse sot ka zyrtarizuar marrëveshjen edhe me Alush Gavazajn.

Edhe mesfushori ishte pjesë e Lirisë sezonin e fundit, ndërsa më parë ka luajtur në Shqipëri, mes Tiranës, Bylisit, Tërbunit e Korabit. Me dy të fundit Gavazaj ishte titullar fiks dhe tashmë përforcon Feronikelin, që pak nga pak po ndërton një ekip pretendent për titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online