Një lajm i trishtë vjen nga familja e Partizanit gjatë ditës së sotme, me një fatkeqësi të ndodhur për personin e dashur të drejtorit sportiv. Ky i fundit ka humbur të emën, Aneta Ramën. Mesazhi ngushëllues ka ardhur nga klubi i Partizanit që përcjell ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme. /Sport Ekspres/
Reagimi i klubit
NGUSHËLLIM
Me keqardhje të thellë njoftojmë sot se është ndarë nga jeta Znj. Aneta Rama, e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të FK Partizani Olsi Rama.
Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.