Tregon sakrificën e madhe të Likës, flet trajneri i Tiranës: Rrezikuam në mënyrë të pafalshme, duhen 1-3 muaj kohë

Partizani është duke u rikthyer në Superiore dhe po merr identitet me Dajën. Një fitore e lehtë ka ardhur në transfertën kundër Apolonisë duke ia dalë në shifrat 0-3. Nga ana tjetër Tirana është ndalur në barazimin pa gola kundër Bylisit, ndërsa Kastrioti ka mundur 1-2 në transfertë Skënderbeun. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Dovedan (Bylis): “U zhgënjeva me rastet e humbura, kishim 3-4 raste për shënuar dhe nuk ia dolëm. Luajtëm më mirë sesa Tirana dhe rastet tona kanë qenë për gol. Pa i’u futur edhe pretendimeve për penallti që kishim në këtë ndeshje. Më kënaq një pikë, por duke parë këtë ndeshje sot, nuk mund të them se jam i kënaqur. Tirana nuk pati asnjë rast të vetëm, ndërsa ne kishim tre-katër raste”.

Nevil Dede (Tirana): “Ndeshja ishte me dy tablo. Në pjesën e parë krijuam dy mundësi të pastra, ndërsa më pas ne kemi rënë pre e presionit të kundërshtarit. Kishim vështirësi të nxjerrjen e topit dhe nisëm të ngrinim nivelin e lojës. Tabloja ishte e tillë dhe në fund rrezikuam në mënyrë të pafalshme që të humbisnim. Unë dua të falënderoj Ilion Likën që kishte prindërit sëmurë me COVID, ka udhëtuar në Stamboll dhe më pas është kthyer sërish. Është një lider i kësaj skuadre pavarësisht se hapësirën e merr Bekaj. Ekuilibri në disa momente lë për të dëshiruar. Objektivi ynë? Fillimisht duhet të kemi grupin e plotë, gjithçka do kohën e saj. Do minimumi 1 muaj dhe maksimumi 3 muaj kohë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *