Laçi arriti që të fitonte kundër Vllaznisë në shifrat 1-2. Pas këtij triumfi, kurbinasit kanë hapur sërish çështjen e titullit kampion. I ftuar në “Supersport”, trajneri i Laçit, Duro, është shprehur se fitorja erdhi falë skemës së përdorur duke bërë presion në qendrën e mbrojtjes kundërshtare.
“Kisha besim te fitorja me Vllazninë, kisha besim dhe kemi punuar duke i thënë lojtarëve se jemi një skuadër më e mirë se Vllaznia. E kisha bindje se do shkonim për rezultat të mirë në Shkodër, kishim studiuar Vllazninë sesi luante duke i goditur qëndrat e mbrojtjes duke pasur parasysh se ata luajnë shumë lart. Kemi bërë presion në qendër dhe golat erdhën si presion në qendër se Adili dhe Imami janë futbollistë që luajnë shumë me topin dhe kisha dëshirë ti shfrytëzonim”, u shpreh Duro. /Sport Ekspres/