Tjetër tronditje për futbollin shqiptar, humbim ikonën e Skënderbeut

Një tjetër tronditje vjen për futbollin shqiptar në mëngjesin e së dielës. Këtë herë largohet nga jeta ikona e Skënderbeut, Milutin Kërçiç.

Futbollisti i cili spikati në brezin e viteve 70-80 u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Kontribut të çmuar dha si ndihmës trajner në sezonin 2010-2011, por edhe si përkthyes për lojtarët sllavë.

Ndërkohë për ndarjen nga jeta të Milutin Kërçiç reagoi edhe klubi i Skënderbeut:

“Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, Milutin Kërçiç, ikona dhe legjenda e klubit.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Një humbje e madhe për komunitetin sportdashës dhe për të gjithë ata që u rriten dhe përjetuan Futbollin magjik nga këmbët e Milit. U prehsh në paqe kampion!”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online