Nga njëri trofe te tjetri në vetëm pak ditë. Lojtarët e Spartës së Pragës kanë ngritur dje Kupën e Republikës Çeke. Skuadra kryeqytetase mposhti Viktorian e Pilsenit në finale me rezultatin 1-2. Nga minuta e parë në këtë përballje luajti edhe Qazim Laçi, i cili në minutën e 14 dha një asist për Krejçin. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anullua më pas për një ndërhyrje të parregullt të kryer gjatë aksionit.
Menjëherë pas mbarimit të finales, Qazim Laci ka zgjedhur që të festojë Kupën së bashku me shqiptarin tjetër që ndodhet te Sparta, Indrit Tucin. Të dy futbollistët kanë festuar me shqiponjë duke treguar me krenari origjinën e tyre. /Sport Ekspres/