Tre ndeshjet ndryshe të Flamurtarit

Tre humbje rresht, 8 gola të pësuar dhe gabime të shumta sidomos në mbrojtje. Ky nuk është Flamurtari që na ka mësuar ta shohim në këtë sezon. Kjo skuadër kishte një mesatare pësimi më pak se një gol për ndeshje dhe nuk ndodhte kurrë që mos merrte pikë në 270 minuta.

Arsyet mund të jenë të ndryshme. E para dëmtimi i Nurkoviçit, portierit titullar, solli mungesë stabiliteti në këtë repart. Sidomos në Shkodër rezultati nuk do ishte kurrë 3-0 nëse Qirko nuk do kishte aq shumë emocione dhe nuk do ia kishte dhuruar praktikisht fitoren kundërshtarit. Në Laç trajneri Duro u ankua për gjykimin dhe argument i tij ishte i thjeshtë: nëse në mënyrë të pamerituar e nis ndeshjen duke pësuar 2 gola atëherë për çfarë ndeshje do flasim. Në përgjithësi marrëdhënia e Flamurtarit me gjyqtarët këtë sezon nuk ka qenë e mirë.

Më pas janë dëmtimet. Muarem erdhi në janar si ylli i ekipit ka qenë përgjithësisht i dëmtuar, ndërkohë që në ndonjë rast ka munguar dhe dyshja e mesfushës, Sidibe dhe Huseini, dy lojtarë që kanë mbajtur peshën kryesore të këtij aktiviteti.

E parë kështu, mund të thuash së dëmtimet, forma e ndonjë lojtari, episodet dhe ndoshta dhe gjyqtari e kanë kondicionuar këtë ecuri krejtësisht të paparashikueshme për vlonjatët.

Ata sigurisht që janë aty në zonën euro, por tani duhet të kenë kujdes, sepse në rast se kriza bëhet një cikël, atëherë gjithë mundi dhe puna e bërë mund të shkojë dëm. Flamurtari ishte projektuar për Europë dhe deri para tre javësh as nuk e diskutonte një gjë të tillë. Tani gjërat janë lëkundur disi.

Gjergji Stefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online