Tre lojtarë të Kukësit te Instabulspori? Dështojnë pistat për Valon Ethemin, nuk duan të paguajnë as “kafen”

Valon Et’hemi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sa i përket mënyrës së largimit nga Kukësi, atje ku pati përplasje me klubin e verilindorëve. Nëse nënkampionët e Superiores kishin dorën e tyre në dështimin e transferimit te Zaglebie, tashmë e njëjta histori po vijon me fatin e Et’hemit.

Më herët u përfol për një transferim te Lokomotiva e Zagrebit, por sipas asaj që raporton “Infosport” ka dështuar kjo pistë. Për të vazhduar më tej ishte gjithçka e kryer për mbylljen e marrëveshjes me Instabulsporin, atje ku gjendet Rroca dhe Abazajn. Megjithatë edhe në këtë marrëveshje që ishte një hap larg finalizimit, nuk do të mbyllej me sukses. Ekipi turk nuk dëshiron që të paguajë një shumë që shkon si një “kafe” për Kukësin sa i përket formimit të lojtarit.

Rreth 60 mijë euro që do të shkonin në arkat e verilindorëve, por që nuk janë asgjë në krahasim me vlerat që do të sillte në skuadër Valon Ethemi, i cili në të ardhmen mund të shitej për një shifër që do të dhjetëfishohej fare lehtë. Instabulspori do të presë për 3 muaj që të mos e paguajë taksën e formimit të Ethemit, por duhet të shihet nëse lojtari do të jetë i lirë deri në atë moment. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *