Në ditën e sotme u publikua lista e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen me Katarin. Ashtu si edhe në miqësoren me Arabinë Saudite, futbollistët e Superiores do të kenë mundësinë për të treguar vlerat e tyre.
Këtë herë janë tre lojtarët e Laçit që veshin fanellën e Kombëtares. Bëhet fjalë për Mario Dajsinanin, Rudolf Turkajn dhe Serxho Ujkajn. Ndërkohë kurbinasit janë krenuar me këtë fakt në faqen e tyre, pasi kanë te Shqipëria rreth tre lojtarë. /Sport Ekspres/