“Tre gola janë shumë, jam nervoz”, Zekiç nënkupton edhe largimin: Do flas me presidentin Demi dhe do vendosim

Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 8 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni ka mposhtur Teutën në derbi, i cili u vendos nga Kaçbufi. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79, duke i dhënë një fitore me mjaft vlera shijakasve. Por nëse në “Niko Dovana” golat ishin me pikatore, e kundërta mund të thuhet për sfidën mes Partizanit dhe Kukësit.

Të kuqtë arritën të fitonin mes 7 golave, teksa mposhtën verilindorët me shifrat 4-3. Bintsuka ishte padyshim njeriu i ndeshjes për kryeqytetasit, pasi 3 prej golave të shënuar mbanin autorësinë e tij. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MNC TV”.

Zekiç (Partizani): “Në 20 minutat e para ishim shumë mirë, pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Sikur filluam të luanim futboll individual. Tre gola janë shumë. Po ia shpjegoj çunave se në futbollin modern luhet në të dyja fazat. Me situatat që krijoi Kukësi mund edhe të mos fitonim. Të mos marrësh tre pikë me Kukësin nuk do të ishte mirë. Tani jam nervoz. A do të largohem për te Osijeku? Kam respekt shumë të madh për Partizanin dhe  për Gazin, i cili është presidenti im. Kur erdha ishim shumë të sinqertë me marrëdhënien dhe që do të kishim një marrëdhënie pozitive. Kam disa probleme personale, por nuk do të flas për to. Në lidhje me këto probleme do flas me Demin dhe do vendosim cila është më e mira”.

Deliallisi (Erzeni): “Ka qenë një javë më e gjatë dhe më e plotë për të rekuperuar lojtarët. Kontigjentin e kemi të cunguar. Jam munduar më shumë nga ana psikologjike për t’i rritur moralin, pasi cilësitë i kemi. Sot i kam kërkuar vetëm përqendrim dhe përgjegjësi individuale. Këto bënë diferencën sot. Nuk kemi bërë asgjë, të ulim kokën dhe të punojmë akoma më shumë. Me tre pikë shkojmë shumë lart, por me një humbje shkojmë shumë poshtë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online