Trashi: Luaj kudo, me Starovën kemi mbyllur gjithçka

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, shënoi një gol të bukur sot ndaj Flamurtarit, por që nuk mjaftoi për të cuar te kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës.

Pas ndeshjes, në mikrofonin e Supersportit Trashi ka komentuar ndeshjen, pozicionin e tij në fushë dhe mosmarrëveshjet me Starovën.

“Na vjen keq, dhamë gjithçka, luftuam deri në fund dhe nuk na eci as fati.

“Roli im? Nuk e di, as unë nuk e marr vesh. Pyesni trajnerin, unë luaj ku të më kërkohet. Sulmues? Në fakt shënoj shpesh, jam i gatshëm ta bëj çdo rol nëse më kërkohet.

“Mosmarrëveshjet me Starovën? I kemi lënë pas, jemi takuar edhe me presidentin dhe gjithçka konsiderohet e mbyllur. Mbase kemi gabuar të dy, shohim përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *