Lilaj: Moment ters, edhe dëmtimi i Jashanicës na mungonte

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, konfirmoi edhe sot se është në një formë spektakolare dhe tashmë shënon edhe me gjuajtje nga distanca, pas shumë golave me 11-metërsh gjatë sezonit.

Megjithatë, Lilaj ishte paksa i dëshpëruar pas ndeshjes, për shkak të dëmtimit të Jashanicës: “Vinim pas një fitoreje në Durrës dhe ishte disi më e lehtë sot. Kampionat e kupë? Mundohemi t’i marrim ndeshjet një nga një, pa e ulur ritmin. Nëse i fitojmë të dyja, jemi të lumtur, por objektivi kryesor është kampionati.

“Gëzimin e fitores na e zbehu dëmtimi i Jashanicës. Edhe javën e shkuar na ndodhi diçka me vëllain e Osmanit, është një moment i pafat për të gjithë, por të shpresojmë të lëmë gjithçka pas sa më shpejt.

“Kupa objektiv dytësor? Edhe sot luajtëm thuajse me gjithë titullarët, besoj se i kemi forcat për ta fituar.

“Rotacioni i nevojshëm? Në fazën e parë të kampionatit kemi zhvilluar shumë ndeshje, por në fund i bindemi të gjithë trajnerit. Nuk mund të kërkojmë pushime në ndeshje të tilla, pasi kampionati sapo ka rinisur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online