Partizani B ka luajtur një sot pasdite një miqësore kundër Spartakut, duke fituar 2-0.
Ishte një sfidë e luajtur kryesisht për të parë në fushë dy lojtarë, mesfushorin Okebugu dhe futbollistin misterioz nga Korea e Jugut, i cili sipas klubit quhet Li Xhin Hjun, por nuk është futbollisti i Austrisë se Vjenës dhe nuk dihet ende nga vjen dhe ku ka luajtur më parë.
Në miqësore shënuan Gjeçi dhe Okebugu, me nigerianin që e ka nisur mbarë dhe mund të bëhet së shpejti pjesë e Partizanit, nëse vijon të paraqitet mirë.
Ndërkaq, titullar ishte edhe Lorenc Trashi, i dënuar nga klubi për sherrin me Starovën dhe tashmë i graduar kapiten në Partizanin B.
PARTIZANI B 2 – 0 KF SPARTAKU
Shënues: Gjeçi 27? , Okebugu 74?
Formacioni: Sulenji, Fetaj, Vogli, Çaçi, Sallaku, Trashi, Okebuku, Kumanova, Bajrami, Gjeçi, Li Xhin Hjun
Trajner. Genc Mahmutaj