Transferimi i Muriqit tek Lazio u prit me padurim nga tifoët shqiptarë, të cilët më në fund shpresonin se sulmuesi i përfaqësueses dardane do të merte vëmendjen që meritonte. Megjithatë në 5 ndeshjet e para, të cilat i ka nisur nga stoli, Vedat Muriqi nuk ka treguar asgjë për të bindur trajnerin, Simone Inzaghi për ta konsideruar si titullar.
Vedat Muriqi theu një rekord , pasi u bë lojtari i parë i përfaqësueses Kosovës që luan në një ndeshje të Champions League. Në momentin e prezantimit me Lazion, ai premtoi se do të shënonte mjaft gola duke argëtuar tifozët e kësaj skuadre. Megjithatë deri në këtë momente, veprimet kanë rezultuar në kah të kundërt me fjalët e tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/