Partizani do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Bate Borisov. Para këtij takimi, entuziazmin i ka shtuar së tepërmi bjellorusëve transerimi i ri, Dmitry Podstrelov. Ky i fundit ishte shumë krenar për fanellën që do të vesh dhe nuk ngurrojë që ta shprehi nëpërmjet deklaratës së tij.
“Më quani të modës së vjetër, nuk di si ta them, por ndihem shumë krenar që jam te Bate Borisov. Ky është një klub me histori të madhe, ka sjellë kaq shumë skuadra në Bjellorusi. Jam duke folur për Champions League, Europa League. Është një histori e madhe dhe shumë emocionuese këtu. Jam shumë i lumtur që jam në Bate Borisov, në këtë klub dhe me këta tifozë”, tha Podstrelov. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/