Transferimi i papritur i Granit Xhakës, mesfushori shqiptar kthehet në Angli dhe firmos me Sunderland

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Granit Xhaka ishte tema e diskutimit në këtë merkato vere mes lojtarëve shqiptarë. Mesfushori pritej që të kalonte te Milani pas ardhjes së Igli Tares si drejtor sportiv.

Megjithatë kjo nuk ndodhi dhe as kthimi i paralajmëruar i Xhakës te Bazeli nuk do të ndodh kaq shpejt. Gazetari Fabrizio Romano ka treguar se Graniti ka mbyllur marrëveshjen me Sunderland.

Klubi anglez do të paguajë 20 milionë euro, ndërsa kontrata e Xhakës do të jetë deri në 2027. Mesfushori e njeh mirë Premier League pasi më parë ka qenë pjesë e Arsenalit. /Sport Ekspres/