Transferimi i papritur i Armando Sadikut, flet sulmuesi shqiptar: Erdhi nga një telefonatë me video…

Nga Klaudio Ndreca

Për shkak të disa problemeve Levante duhej që të sakrifikonte një prej futbollistëve të saj, duke zgjedhur Armando Sadikun për t’i shkëputur kontratën. Në fakt kjo rezultoi si një “dhuratë” për sulmuesin shqiptar pasi nuk ishte në planet e Levantes, por nga ana tjetër mund të zgjidhte lehtësisht ekipin e ri dhe nuk duhej që klubi që do ta merrte, të paguante shifrën e transferimit për të.

Por pavarësisht kësaj, zgjodhi që të transferohej Erzurumspor duke firmosur një kontratë dy-vjeçare. Kjo skuadër është pjesë e elitës së Turqisë, por nuk është një ekip që pretendon për objektiva të larta. E si ndodhi transferimi i Sadikut? Vetë futbollisti e ka shpjeguar në një intervistë për mediat turke, duke u shprehur se gjithçka u mbyll në harkun kohor të 7 ditëve.

“Gjëja më e rëndësishme është suksesi për skuadrën. Unë dua që të luaj dhe të bëj punë të mirë për ekipin. Transferimi im ndodhi shumë shpejt. Nëpërmjet menaxherit, pata një komunikim me video në telefon me presidentin. Ndërkohë pas takimit, presidenti Unes më ka treguar për klubin dhe atmosferën e bukur që është këtu. Kishte shumë gjëra pozitive dhe vendosa të jem këtu. Ndodhi gjithçka shpejt dhe brenda një jave. Mendoj se do të jem shumë i lumtur këtu me aq sa kam parë edhe në internet më herët”, u shpreh Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online