Transferimi i çuditshëm, 10 ditë “rumun” dhe më pas “ballist”

Ndodh shpesh kështu, lojtarët firmosin dhe më pas largohen. I ka ndodhur edhe një lojtari si Valmir Nafiu, i cili është cilësuar një talent i madh, por më pas gjërat nuk i shkuan mirë dhe iu desh të bënte prapakthehu. Sulmuesi anësor, tashmë 24 vjeç, dështoi të ringrihej te Skënderbeu dhe u  kthye në Maqedoni.

Sezoni i fundit te Renova ka qenë mjaft i mirë, pasi ka shënuar shtatë fola dhe ka luajtur në 35 ndeshje. Gjetja e vazhdimësisë bëri që të kishte oferta nga jashtë vendit dhe në Rumani e bindi Voluntari, madje edhe nënshkroi me këtë klub rreth 10 ditë më parë.

Nafiu duke firmosur për rumunët e Voluntari

Gjithsesi ka ndodhur e papritura dhe sot Nafiu është prezantuar te Shkëndija e Tetovës, klub nga edhe ku ka dalë si futbollist. Kuqezinjtë i la për të provuar një eksperiencë në Gjermani me Hamburgun, klub me të cilin debutoi edhe në Bundesligë. Dëmtimet kanë qenë një armik i madh i tij.

Tani do kërkojë të tregojë vlerat e tij te Shkëndija, ku ka firmosur për dy vite. “E kam ditur gjithmonë se një ditë do të kthehem te klubi i zemrës, Shkëndija. Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, kështu që jam shumë i lumtur që jam këtu“, tha fillimisht Nafiu.

“Është interesat fakti se largimi im në vitin 2011 ishte kur Shkëndija doli kampione, ndërsa tani kthehem dhe sërish e njëjta situatë, Shkëndija përsëri kampione, por në nivele shumë më të larta“, shton sulmuesi anësor, që më pas ka diçka edhe për tifozët e zjarrtë të kuqezinjve.

“E kam ndjekur thuajse çdo ndeshje Shkëndijën dhe është kënaqësi të luash duke patur pas vetes tifozët e flaktë, siç janë ‘Ballistët’, që mbështesin ekipin në çdo ndeshje. Tani që jam këtu premtoj se do të jap më të mirën nga vetja për të realizuar objektivat“, përfundoi afrimi më i fundit i Shkëndijës, Valmir Nafiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *