Tramexani-De Biazi ribashkohen te Italia?

Mediet zvicerane hedhin “shashkën”. Paolo Tramexani (ish-trajneri i Sionit) dhe Xhani de Biazi (ish-trajneri i Alavesit në Spanjë) janë gati që të kthehen në Itali dhe të marrin vendin e lënë bosh nga Xhan Piero Ventura. Një çmenduri, nëse mendohet, kjo pasi pas largimit të Tavekios, tashmë kaosi është ai që mbretëron dhe FIGC duhet të zgjidhë fillimisht problemet e rindërtimit të sistemit dhe më pas të zgjedhë udhëheqësin e kombëtares.

Natyrisht, prej sot, edhe De Biazi mbetet pa punë, ashtu si Tramexani, që ka më shumë se një muaj, që kur u shkarkua. Për të dy, aventura pas Kombëtares nuk është se shkoi edhe aq mirë, edhe pse Paolo e nisi shkëlqyeshëm me Luganon, duke i dhënë Europa League, por më pas, me zgjedhjen e Sionit, ndryshuan gjërat…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *