Trajneri shqiptar e shfrenon fantazinë në emision me bo.mbën: Mesfushorin tonë po e kërkojnë nga Seria A, ka interesim

Valmir Veliu hyri në historinë e futbollit të Kosovë së fundmi me shitjen më të shtrenjtë. Lojtari i Llapit do të transferohej te Gaziantep, duke firmosur me skuadrën turke deri në vitin 2025. 160 mijë euro u derdhën në arkat e klubit shqiptar të Kosovës dhe kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Por duket se te Llapi janë në entuziazmin e kësaj lëvizje, për të fantazuar pak larg. Në emisionin “Kampionët” që transmetohet në “Kanal 10”, trajneri Batatina është shprehur se ofertat e reja po vijnë nga kampionatet më të mira në Europë. “Një skuadër nga Seria A po kërkon mesfushorin tonë Ilir Krasniqi”, tha Batatina, ndërsa tifozët nuk e kanë marrë shumë seriozisht këtë deklaratë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *