Kërkoi largimin nga Manchester Unitedi, klubi europian ironizon: E di çfarë duhet të bësh Ronaldo, të ofrojmë Champions-in dhe male të bukura

Cristiano Ronaldo u ka komunikuar drejtuesve të Machester United-it se do të dëshironte largimin këtë verë. Portugezi kërkon të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm si dhe të garojë për trofe, të cilat me “djajtë e kuq” nuk janë të mundshme. Një ofertë e hapur i vjen nga Ausitria, ku Salzburgu ironizon përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.

“E di çfarë duhet të bësh Ronaldo”, shkruajnë fillimisht kampionët e Austrisë, që më pas listojnë edhe pikat përse duhet të zgjedhi skuadrën e tyre. “Ajo çfarë ne mund të ofrojmë: Trofe, futboll në Champions League, male të bukura, skuadrën e re më të talentuar në Europa”, përban postimi i RB Salzburgut./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online