Trajneri serb i Bullgarisë, Mladen Krstaic, ka refuzuar një ofertë të bërë nga Silvinjo. Trajneri i Shqipërisë kërkon që të provojë sa më shumë lojtarë në këtë miqësore. Për këtë arsye ai ka kërkuar nga kolegu i tij që të bien në konsensus për të bërë 9 zëvendësime.
Por përgjigja e ardhur ishte negative nga ana e Krstaic. “Trajneri i Shqipërisë më pyeti nëse mund të bënim nëntë zëvendësime në lojë. Kjo është një ndeshje e nivelit të kombëtareve, jo një miqësore mes ekipeve të klubeve”, shpjegoi Krstaic për refuzimin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/