Trajneri serb i Bullgarisë dëgjonte UÇK-në në Air Albania, nuk i shpëtoi as thirrjeve për Afrim Bunjakun në Shqipëri

Shqipëria ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 kundër Bullgarisë. Golat janë shënuar nga ana e Qazim Laçit dhe Ernest Mucit. Ndërkohë një spektakël të vërtetë kanë dhuruar në këtë takim edhe tifozët e Kombëtares.

TKZ nxori një banderolë për Afrim Bunjakun, heroin e kombit. Ishte pikërisht ky polici që ndërroi jetë në Kosovë pasi bëri qëndresë në atë sulm të pabesë të serbëve. E si për ironi të fatit, në stolin e Bullgarisë gjendej një trajner nga Serbia, Krstajic. (Shiko videon më poshtë)

Menjëherë pas kësaj banderole të nxjerrë, TKZ dhe i gjithë stadiumi nisi të oshëtijë në thirrjet: “UÇK, UÇK”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *