Trajneri serb është i treti i këtij sezoni, Ernest Muçi flet nga Dubai: Nuk kam vendosur për të ardhmen, do të flas me të

Ernest Muçi gjendet në Dubai atje ku po stërvitet me lojtarët e tjerë të Legias para vazhdimit të kampionatit. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për mediat polake duke treguar se do të komunikojë me trajnerin serb Vukovic për të ardhmen, i cili është i treti i këtij sezoni.

“Stërvitjet janë intensive, stërvitemi dy herë në ditë. Po punojmë shumë mirë dhe duhet të japim gjithçka nga vetja për të qenë gati për t’u kthyer në Poloni. Është e rëndësishme që të jesh në këtë kamp. Këto janë ditët të gjata ku mund të stërvitesh, të takosh djemtë dhe të bëhesh miq me të gjithë. Nuk kam folur ende me trajnerin për të ardhmen time, po e pres këtë takim. Pres që të luaj gjithmonë e më tepër pasi po stërvitem fort”, tha Muçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online