Trajneri serb dënon Ernest Muçin, e la në shtëpi në kampionat dhe e fut si zëvendësues në miqësore

Ernest Muçi mori kritika të shumta në ndeshjen kundër Vartas së Poznanit dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të Legias. Vikoviç vendosi ta lërë në shtëpi talentin shqiptar në sfidën e mbrëmshme ndaj Bruk-Bet Termalica Nieciecza-s. Megjithëse tifozët mund të mendonin për një dëmtim të mundshëm të ish-sulmuesit të Tiranës, e vërteta nuk qendron kështu.

Ernest Muçi ka zbritur sot në fushë në një test miqësor që kampionët në fuqi të Polonisë zhvilluan kundër Vigri Suvalkit. Vikoviç e nisi lojën me lojtarët që nuk luajtën mbrëmjen e djeshme, apo edhe ata që patën vetëm pak minuta gjatë saj.

Por në formacionin fillestar mungonte përsëri 20-vjeçari shqiptar. “Legionisci.com” raporton se u këshillua që Muçi të niste nga fillimi këtë miqësore, por vetë trajneri serb ka refuzuar ta bënte diçka të tillë, duke e hedhur në fushë në pjesën e dytë. Në momentet e fundit të ndeshjes, Muçi arrin të shënojë, por anësore ngriti flamurin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *