Ernest Muçi do të dëmtohej në ndeshjen e Legias me Leicester dhe sipas konfirmimit të mjekëve, pritej që të kthehej në fillimin e vitit 2022. Por sulmuesi shqiptar i ka surprizuar të gjithë duke u kthyer para kohe. Vetëm dy ditë më parë Muçi nisej që të stërvitej me grupin e plotë.
Por duke parë gjendjen kritike të Legias, trajneri i polakëve vendosi që ta aktivizonte menjëherë si titullar duke rrezikuar seriozisht gjendjen e lojtarit, i cili mund të pësonte një dëmtim edhe më të madh. Muçi do të dilte nga fusha në minutën e 45 të takimit pa arritur që të lërë gjurmë ndaj Wisla Plock, ndërsa Legia humbi me shifrat 1-0 dhe tashmë shkon në vendin e fundit të renditjes. /Sport Ekspres/