Trajneri Reja e pranon: Ishte gabimi im, nuk do e fusja Roshin sërish në atë rol

Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Francës, duke u dorëzuar para kampionëve të botës. Goli i vetëm i nderit do të vinte nga Sokol Cikalleshi, atëherë kur gjithçka kishte përfunduar. Trajneri Reja e ka pranuar gabimin e tij sa i përket aktivizimit të Roshit me detyrat mbrojtëse, që sollën dy golat e kundërshtarit, por edhe penalltinë që do të humbiste Grizman.

“Do të thoja që se dy golat e parë të shpejt që pësuam, erdhën nga gabime individuale, që mund të evitoheshin. Por ata kanë kualitete të larta, që shfrytëzojnë edhe gabimin më të vogël. Megjithatë kishim edhe ne atë pjesën pozitive.

Shumicën e gjërave që i këshillova lojtarëve, janë kryer. Nuk arritëm të mbanim topin me sulmuesit kryesor, që të dilte më e lirë mbrojtja. Sot kishim nevojë edhe për një sulmues me peshë, që të mbante ekipin lart. Nuk do ta vendosja sërish Roshin.

Faji im që e ngarkova me detyra mbrojtëse, e pranoj. Ishte jashtë karakteristikave të tij, por doja të shpërthente në krahë. U mundova që të ndryshoja diçka me ndërrimin e krahut të me Hysajn. Mesfushorët patën vështirësi në organizimin e lojës. Bare ka bërë 90 minuta shumë të mira dhe është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen. Por edhe Gjasula na dha siguri dhe qetësi në mesfushë”, ka thënë Reja për “Supersport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *