Trajneri që gëzoi Tiranën, Egbo: Ishte plani i Zotit dhe fola me Halilin, sa për Ernest Muçin…

Trajneri që i ka gëzuar të gjithë te Tirana është Egbo. Me të në krye janë marrë rezultate pozitive, ndërsa bardheblutë nuk kanë gabuar asnjë hap në kampionat, ndërsa fituan edhe derbin me Partizanin. Në intervistën e dhënë për “Top Channel”, Egbo ka treguar se gjithçka ishte plani i Zotit për të vazhduar te bardheblutë, ndërsa një koment ka edhe për Ernest Muçin.

“Mendoj që nuk kanë ndryshuar planet. Klubi më ka dhënë besim për të vazhduar drejtimin e Tiranës si trajner i parë. Duke biseduar, së bashku me presidentin menduam të vazhdojmë planin ashtu siç dëshiron zoti.

Unë u kam thënë lojtarëve që nuk kemi për të ndryshuar shumë gjëra, sepse i kemi kualitetet brenda skuadrës. Objektivat e mi janë ato të klubit. Dëshira është të fitojmë sa më shumë ndeshje e në fund të bëjmë llogaritë’.

Çdo lojtar në ekip është shumë i rëndësishëm, Muçi është një talent që i nevojitet klubit të Tiranës. Të jesh sulmuesi i parë i Tiranës nuk është diçka e thjeshtë për t’u bërë. Nuk mjaftojnë 2-3 ndeshje të mira për të menduar se ke arritur çdo gjë. Ai duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, të punojë shumë që të arrij më lart në aspektin personal”, tha Egbo. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online