Trajneri që debutoi me Kosovën e njohur, Bunjaku gati të rikthehet në detyrë

Feronikeli dhe trajneri malazez Dejan Vukiçeviç kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre për shkak të ecurisë së dobët të kampionëve në fuqi gjatë këtyre 12 ndeshjeve të para. Por ekipi nga Drenasi nuk ka humbur shumë kohë, pasi duket se e ka gjetur njeriun që do të zërë vendin e Vukiçeviç.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e parë të përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun, që do të rikthehet edhe një herë tjetër në postin e trajnerit, por këtë herë në krye të tigrave të zinj. Ky i fundit mësohet se do të bëjë prezantimin e tij te klubi i Feronikelit në fillim të javës së ardhshme. Madje sipas asaj që përflitet në mediat në Kosovë, Bunjaku ka gjithçka gati për të nisur këtë aventurë të re, madje ka zgjedhur edhe stafin e tij. Agim Sopi, i cili është një trajner shqiptari nga Maqedonia e Veriut dhe me një përvojë në Suedi, do të jetë krahu i djathtë i tij në drejtimin e stolit të Feronikelit./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online