“Trajneri më tha: ‘A je stërvitur apo jo?'”, Bitri tregon ndryshimin me futbollin çek: Në Shqipëri vonojnë lojën, këtu ritmi është i lartë

Eneo Bitri tregoi më tepër detaje për abenturën e tij të re në Çeki, ku tashmë luan për Banik Ostravën. Ish-mbrojtësi i Partizanit ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”, ku ka treguar ndryshimet mes futbollit çek dhe atij shqiptar. Bitri zbulon se ritmi është shumë më i lartë në Republikën Çeke, madje edhe trajneri e kishte pyetur nëse ishte stërvitur apo jo, pasi dallonte vështirësinë për t’u përshtatur me stërvitjen e skuadrës.

“Këtu është një ritëm i jashtëzakonshëm. Është hera e parë që shoh nga afër një futboll kaq të fortë fizikisht dhe nuk shoh ndalesa loje. Nuk shoh një moment që të vonojnë lojën si në Shqipëri, që për hir të rezultatit të vonojnë lojën.

Kur kam ardhur ditët e para trajneri më tha: “A ke bërë stërvitje apo jo”? I thashë: “Normale, kam qenë në kampionat në Shqipëri”. Dukesha që nuk po ambientohesha. Plus edhe ajri, është shumë ftohtë dhe pjesa e motit ndikon shumë.

Por që ritmi i stërvitjes është shumë i lartë, nuk ka ndalesa. Maksimumi një minutë është ndalesa që mund të bësh gjatë stërvitjes. Kjo besoj që do të jetë mirë për mua, sepse do më rrisi fizikisht dhe si nivel futbolli”, ka thënë Eneo Bitri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online