Trajneri kundërshtar në Spanjë ngre në qiell sulmuesin e Shqipërisë: Myrto Uzuni është më i miri i kampionatit, Granada varet nga frymëzimi i tij

Alavesh do të përballet ndaj Granadas në mbrëmjen e sotme. Kjo është një përballje direkte mes dy ekipeve që kërkojnë të ngjiten në elitën e futbollit spanjoll. Para kësaj ndeshje, trajneri i Alavesh, Luis Garcia, duket se i ka marrë mirë masat dhe i ka kushtuar jo pak vëmendje Myrto Uzunit.

Tekniku i ekipit spanjoll e ka ngritur në qiell lojtarin e Kombëtares. “Ndeshjet vendosen nga episode të caktuara. Myrto Uzuni është lojtari më vendimtar dhe më i mirë i kampionatit tonë deri tani. Te Granada varen nga frymëzimi i Myrto Uzunit, mejgithëse kanë lojtarë të tjerë të mëdhenj”, tha Garcia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *