Trajneri konfirmon lojtarin e Shpresave kuqezi, Andreazzoli: Ai nuk është më një bast, ka hyrë në mekanizmin e ekipit

Empoli shiti një nga xhevahiret e ekipit në ditët e fundit të merkatos, duke krijuar kështu një vend të lirë në mesfushë. Një pozicion ky që tashmë pritet ti hapë rrugën Kristjan Asllanit, i cili ashtu sikurse Samuele Ricci, luan në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Një fakt të tillë e ka pohuar vetë trajneri i Empolit në konferencën për shtyp, ku shton se Asllani tashmë nuk është vetëm një bast, por një lojtar që ka hyrë në mekanizmin e ekipit.

“Asllani do të jetë zëvendësuese i Ricci-t? Po, por nuk e kemi vetëm atë, është edhe Stulaci. Asllani nuk është më një bast i thjeshtë, ai tashmë ka hyrë me vendim në mekanizmin e ekipit. Por nuk duhet harruar se shkojmë përtej cilësive individuale, të gjithë duhet japin kontributin e tyre. Për ne, të kesh kaq shumë lojtarë është një forcë, krahasuar me dy që bëjnë diferencën”, ka thënë Aurelio Andreazzoli./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online