Trajneri i Vllaznisë ndez tifozët shkodran para ndeshjes me Teutën: I kemi lënë disa gjëra pezull

Vllaznia-Teuta është ndeshja e radhës në kampionatin shqiptar për të dy ekipet që nuk shquhen për dashuri të madhe karshi njëra-tjetrës. Titulli në sezonin e kaluar u vendos me golavarazh mes tyre, ndërsa edhe Superkupa do të fitohej nga ana e Teutës. Ndërkohë në sezonin e shkuar kishte edhe thumbime mes stafeve drejtuese. Në konferencën për shtyp, Brdaric ka ndezur tifozët shkodran:

“Të gjithë mezi po e presim këtë ndeshje dhe jemi gati. Të gjithë janë të inkurajuar për të dhënë kontributin e tyre dhe për t’u përmirësuar. Kjo është një thirrje edhe për tifozët tanë, duam që të jemi gati në çdo lloj mënyre të mundshme. Nesër është një ndeshje e madhe, do të luajmë me Teutën, kemi disa gjëra pezull me ata. Nuk duhet të flasim shumë, të gjithë janë më se të përqendruar për ndeshjen”, ka thënë Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *