Trajneri i Vllaznisë kërkesë për Federatën nga mediat: Superiore me 14 ekipe, pastaj të bien 4 skuadra

Superiorja është ndalur momentalisht dhe është në pritje të qetësimit të situatës nga pandemia Covid-19. Futbollistët janë në karantinë dhe po përpiqen të ushtrohen për të mbajtur tupin e tyre në formë, ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të shohim sërish ekipet të zbresin në fushën e lojës, si dhe për mënyrën se si do të mbyllen kampionatet. Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz ka vendosur të përdorë zërin e mediave, mes të cilave edhe “Sport Ekspres”, për të shtruar edhe një kërkesë të veçantë për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kreu i pankinës së shkodranëve propozon që sezonin e ardhshëm të kemi një Superiore me 14 ekipe, ndërsa më pas të jenë 4 skuadra që të bien nga kategoria, për të kaluar sërish në formatin me 10 klube. Gjithashtu Jonuz ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar skuadrat dhe për të arritur deri këtu shprehet se të gjithë trajnerët dhe futbollistët e kampionatit shqiptar të heqin dorë nga 20% e pagës së tyre për muajt prill dhe maj.

“Përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë. Unë jam mirë dhe flas me të gjithë njerëzit nga klubi. Presim që situate të përfundojë. Në këtë mënyrë unë u dërgoj një mesazh lojtarëve të mir që të jenë aktiv dhe të presim një vendim për të filluar. Kemi nevojë për 15 ditë për t’u përgatitur përpara se të nisë kampionati sërish.

Unë kam një propozim tjetër për Federatën dhe kjo është që të zgjerojë Superioren me 14 ekipe vetëm këtë vit. Më pas 4 klube do të bien nga kategoria. Kupa të luhet në dy grupe me 4 klube dhe të parët e secilit grup të ndeshen në finale. Gjithashtu problemet financiare janë të mëdha dhe propozoj që federate, parlamenti dhe bashkitë të na ndihmojnë, sepse në fund të fundit futbolli është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët. Unë sugjeroj që të gjithë lojtarët dhe trajnerët në Superiore të ulin pagat e tyre me 20% për muajin prill dhe maj”, është shprehur Mirsad Jonuz./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online