Vllaznia fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Burrelit falë golave të Uenderson dhe Emerson. Një buzëqeshje e lehtë për trajneri Jonuz, që merr sinjale të mirë nga skuadra, pavarësisht se nuk është ekipi më i mirë për të matur forcat.
Trajneri i Vllaznisë është shprehur i kënaqur nga lojtarët e tij, duke thënë se do të synohet fitimi i Kupës: “Kam 22 lojtarë dhe 3 portierë në dizpozicion. Futa Qarrin dhe për mua janë të gjithë të rëndësishëm. Pse të mos synojmë fitimin e Kupës që do ishte e bukur dhe mundësi e mirë për ne.
Me Kukësin do të ketë një ndeshje e vështirë pasi kanë sulmues të mirë, por do të kërkojmë tre pikët”, ka thënë Jonuz. /Sport Ekspres/