Armando Broja ka debutuar në “Premier League” me fanellën e Southampton. Pas dy mungesave në ndeshjet e para, sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë kundër Newcastle. Vetëm tre minuta pas aktivizimit të tij dhe Broja iu afrua shënimit të golit të parë, por duke qenë i pafat pasi topi ishte vetëm pak centimetra larg kokës së tij.
Gjithsesi Broja ka ndihmuar shokun e skuadrës duke krijuar hapësirën pasi mbrojtësit e Neëcastle ishin të gjithë pas sulmuesi shqiptar. Por si e ka komentuar trajneri i Southampton këtë debutim? Hasenhutll është shprehur i lumtur me mënyrën sesi Broja u paraqit në fushë.
“Jam shumë i lumtur me Armando Brojën. Po vinte nga stoli dhe u gjend menjëherë në zonë. Ishte i mirë para portës së kundërshtarit. Jam vërtet i lumtur tani që kemi shumë alternativa në sulm që mund të na ndihmojnë vërtet”, tha Hasenhutl. /Sport Ekspres/