“Solid dhe i përsosur”! Vlerësimi i lartë për Ardian Ismajlin ndaj Juventusit, ylli i skuadrës është lojtari që Shqipëria pret nga…gjyqi

Empoli shtangu Juventusin në Torino, ditën e djeshme duke grumbulluar tri pikë mjaft të rëndësishme. Nga ana tjetër, Juventusi ndodhet në një krizë totale, teksa pas largimit të Ronaldos, nuk kanë një sulmues goli. Morata dhe Dybala nuk japin siguri përpara portës së kundërshtarit. Shqiptarët që luajnë për Empolin, Ismajli dhe Bajrami performuan në mënyrë mjaft të mirë.

Sipas medias italiane, “Il Messagero” Ismajli u vlerësua me notën 6 ku komentohet si solid dhe i përsosur në ndërhyrje, duke mos lejuar për asnjë moment rrezikun e Dybalas. Ndërsa nga ana tjetër, Bajrami u vlerësua me notën 6.5. Goli i vetëm i takimit erdhi sipas goditjes së tij. Gjithashtu Bajrami vendosi mbrojtjen e Juves në mënyrë të vazhdueshme në vështirësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online