Trajneri i Shqipërisë tregon si frikësoi Klosen me “gjuhën e syve”: Me rregullat e reja në Seria A, përfiton Juventusi

Edi Reja vazhdon të jetë në vëmendjen kryesore të mediave italiane, si një trajner me shumë eksperiencë dhe që ka drejtuar skuadra të ndryshme në Seria A. Për këtë arsye kërkohen shpeshherë mendimet e tij, sa i përket situatës që është duke e kaluar Italia.

Trajneri i Kombëtares e mbështet idenë për rregullin e ri që pritet të vendosë futbolli italian, që të kryhen 5 zëvendësime brenda ndeshjes, për shkakun e kalendarit të ngjeshur. Sigurisht që këtu do të përfitojë dukshëm Juventusi, pasi ka lojtarë stoli që bëjnë diferencën. Gjithashtu Reja ka treguar edhe një histori të bukur, kur nëpërmjet “gjuhës së syve” ka frikësuar Klosen në një ndeshje për të hyrë në fushë, pavarësisht se sulmuesi nuk e donte një gjë të tillë, duke dëshmuar autoritetin e tij.

“Pasi Klose më shikoi keq, ai nuk donte të hynte brenda në fushë. Ishte nja dy minuta larg fundit të ndeshjes, më duhej të largoja një sulmues që nuk po rrinte më në këmbë dot, të merrte frymë. Klose më shikoi sikur të thoshtë: ‘Nuk do të hyj unë për dy minuta’. Pastaj e vështrova sikur të shprehesha: ‘Duhet të futesh, ndryshe…’. Natyrisht, Klose u fut në fushë”.

Sa i përket ndryshimeve në rregulla, duhet bërë. Unë mendoj se tre ndryshime janë të mjaftueshme, por këtu jemi duke folu rpër një situatë emergjente. Dihet që kalendari do të jetë shumë i ngjeshur. Kush do të përfitonte? Po Juventusi ka dy ekipe të nivelit të lartë”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/