Trajneri Italiano ka rinovuar kontratën e tij me Fiorentinën dhe tashmë ka nisur nga puna për të hartuar ekipin që do të ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Gianluca di Marzio tregon se tekniku i vjollcëve ka zhvilluar një takim me menaherët Ramadani, Caliandro dhe Nappi, ku janë diskutuar objektivat e merkatos.
Italiano dëshiron Luka Jovicin për sulmin, ndërsa në mbrojtje është marrë vendimi për të paguar kartonin e Dodos nga Shakhtar Donetsk. Sa i përket mesfushës, eksperti italian i merkatos bën me dije se është folur për emrin e Nedim Bajramit. Një kalim i tij në Firenze nuk do të ishte i vështirë, teksa menaxheri i tij është vetë Fali Ramadani./Sport Ekspres/