Trajneri i ri i Portugalisë detyrohet të udhëtojë në Arabinë Saudite, Kristiano Ronaldo nuk preket edhe kur ikën nga Europa

Kombëtarja portugeze do të hyjë në një cikël të ri me një trajner të ri, pasi Fernando Santos la drejtimin pas eliminimit në çerekfinale të Botërorit të Katarit. Trajneri i ri është Roberto Martinez, i cili gjithashtu u largua nga skuadra e Belgjikës pas eliminimit në fazën e grupeve të Botërorit.

Pas eliminimit nga Botërori dhe largimit të Ronaldos në Arabinë Saudite, lindi pyetja nëse Cristiano Ronaldo do të mbetet lojtar i kombëtares së Portugalisë, por duket se edhe për këtë kemi marrë një përgjigje. Trajneri Martinez ka udhëtuar drejt Riadit ku do të takohet me Ronaldon dhe do të diskutojë për të ardhmen e tij.

Sipas mediave në Britaninë e Madhe, trajneri do ta informojë se po e llogarit Ronaldon dhe beson se mund të ndihmojë ende Kombëtaren edhe pse ka përfunduar së luajturi në Evropë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *