Polonia e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe zyrtarizimi erdhi pak ditë më parë. Fernando Santos do të nis detyrën e re pasi drejtoi Portugalinë në Botërorin e Katarit. Tekniku do të fillojë menjëherë që të punojë për kualifikueset e Europianit.
Ndeshja e parë e Polonisë do të jetë me Shqipërinë në muajin mars. Sipas raportimit të mediave polake, Fernando Santos do të udhëtojë në Varshavë të mërkurën dhe do të jetojë atje. Menjëherë do të nisin edhe përgatitjet për takimin me kuqezinjtë. /Sport Ekspres/