Një lojtar i Kosovës është zyrtarizuar sa i përket ndeshjeve që do të luhen në muajin mars. Bëhet fjalë për Emir Sahitin i cili luan në Kroaci me Hajdukun e Splitit. Gjithçka është zyrtarizuar nga klubi kroat.
Hajduku njofton se Kosova e ka grumbulluar Sahitin për dy miqësoret. Kështu trajneri i ri, Gierse, ka ftuar për herë të parë Emirin te dardanët, ndërsa më herët ka luajtur për Shqipërinë U-21 të Alban Bushit. /Sport Ekspres/
Sahitiju poziv za A reprezentaciju Kosova, Atanasov konkurira za Sjevernu Makedoniju • https://t.co/AEekF3lF5G #Hajduk pic.twitter.com/kk2FvhZh5C
— HNK Hajduk Split (@hajduk) March 16, 2022